Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike.
“Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,” – deklaroi Albana Vokshi, ndërsa lexoi shifrat e votuesve në të gjitha degët.
Rezultatet ishin dukshëm në favor të Berishës, ndërsa Ibsen Elezi, i vetmi në garë me liderin historik të PD-së, kishte marrë më pak vota, raporton Euronews.al.