Saimir Tahiri shkon në burg, dënohet me 3 vite e 4 muaj heqje lirie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të premten ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjykata lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj.Ish-ministri në bazë të procedurës, vuajtjen e dënimit duhet ta nisë menjëherë në një burg të sigurisë së zakonshme, i cili do të jetë burgu “313” në Tiranë. 

Ish-ministrit Tahirit i lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.

Tahiri nuk ka pranuar të komentoi vendimin për mediat, ndërsa ka nxituar që para se të shoqërohet në burgun 313 të bëjë një telefonatë.