Sa vota i mori Albin Kurti në fshatin e Hashim Thaçit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar sot rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, pas numërimit të 100 për qind të votave nga vendvotimet.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në fshatin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Burojë, kryeministri Albin Kurti ka marrë 44 vota.

Kurse, nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca në këtë fashat ka marrë 31 vota.