Ministria e Drejtësisë e cila udhëhiqet nga ministrja Albulena Haxhiu dhe zëvendësi i saj Blerim Sallahu, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kanë shpenzuar 8 mijë e 484 euro.
Reklama
Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, Haxhiu dhe Sallahu më së shumti para harxhuan për dreka zyrtare, gjithsejtë 2 mijë e 407 euro.
Nga to 1 mijë e 966 i ka shpenzuar vetëm ministrja Haxhiu, ndërkaq zëvendësministri Sallahu shpenzoi 440 euro.

Pas drekave zyrtare, një shumë e konsiderueshme e parave u shpenzuan edhe për naftë.
Sipas të dhënave, kabineti i ministres Albulena Haxhiu nga janari deri në qershor, ka shpenzuar 3 mijë e 100 euro për naftë.
Haxhiu dhe Sallahu harxhuan edhe para për telefon. Shpenzimet e tyre për telefon për gjashtë muaj i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 582 euro.
Reklama

Për akomodim jashtë vendit, Haxhiu dhe Sallahu shpenzuan 597 euro, ndërkaq për shpenzime tjera gjatë udhëtimeve zyrtare ata shpenzuan 541 euro, shkruan Telegrafi.

Brenda periudhës janar-qershor, ministrja Albulena Haxhiu mori 370 euro për mëditje, kurse zëvendësministri Blerim Sallahu mori 240 euro. Për bileta ata shpenzuan vetëm 646 euro. /Telegrafi/