Futbollistët e Barcelonës janë pajtuar t’u ulen pagat për 70 për qind. Kjo marrëveshje do t’i ndihmojë klubit t’i kursejë 32 milionë euro në muaj.
Ulja e pagave të futbollistëve do t’ia mundësojë klubit katalonas t’i zvogëlojë dëmet financiare gjatë krizës së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në botë, transmeton Gazeta Express.
Pjesa më e madhe e kursimeve vjen nga kapitenët e skuadrës. Lionel Messi, Gerard Pique, Sergio Busqueta dhe Sergi Roberto do t’ia shpëtojnë vetë rreth 8.6 milionë euro në muaj klubit katalonas.
Pjesa më e madhe e këtyre është nga kursimet që vijnë nga paga e Messit, rreth pesë milionë euro. Messi i ka dhuruar një milion euro për t’u ndihmuar spitaleve të Barcelonës ta përballojnë këtë krizë.
Pique dhe Busquets do t’ia shpëtojnë klubit nga rreth 1.5 milionë euro, ndërsa rreth 700 mijë euro do të kursehen nga paga mujore e Sergi Robertos.
Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, përkundër që nuk janë kapitenë, kanë kontribuar mjaft shumë me përqindjen e pagës së tyre të kursyer,
Francezi do t’ia kursejë klubit rreth 2.1 milionë në muaj, ndërsa paratë e kursyera nga paga e Suarezit janë në nivelin e Piques dhe Busquets, rreth 1.5 milion euro.