Sa mund të qëndroni në Evropë pas liberalizmit të vizave?

Parlamenti Evropian ka marr vendim që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë, jo më larg se 1 janari i vitit 2024.

Ky vendim ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen e cila përbehet prej 27 vendeve evropiane.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe.Udhëtimi pa viza lejohet për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe nuk nënkupton leje pune ose përfitime të tjera. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Bazuar në vendimin e së martës, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.