Kafeja mund t’ju mbajë të dobët në peshë dhe të zvogëlojë rrezikun e diabetit, pohon një studim i fundit, shkruan The Sun.
Pirja e vetëm tre deri në pesë filxhanëve kafe në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar rrezikun nga vrasësit e heshtur, sipas studimit.
Ata zbuluan se nivelet e larta të kafeinës në gjak ishin të lidhura me nivele më të ulëta të obezitetit dhe diabetit të tipit 2.
Humbja e peshës ishte pothuajse gjysma e përfitimeve të kafeinës në gjendjen e zakonshme.
Susanna Larson, nga Instituti Karolinska në Stokholm, ka thënë se nevojiten studime të mëtejshme se si pijet pa kalori dhe me kafeinë “mund të luajnë një rol në reduktimin e rrezikut të obezitetit”.
“Gjetjet tona sugjerojnë se kafeina, të paktën pjesërisht, mund të shpjegojë lidhjen e kundërt midis konsumimit të kafesë dhe rrezikut të diabetit të tipit 2”, ka thënë ajo.
Ekspertët e pavarur kanë thënë se studimi ishte në përputhje me prova të tjera, duke pretenduar se kafeina mund të rrisë metabolizmin me 3 deri në 11 për qind.
Rreth një e katërta e të rriturve në Angli janë obezë, ndërsa një tjetër 38 për qind janë mbipeshë. Organizata Botërore e Shëndetësisë pati thënë se obeziteti ka marrë përmasa epidemie.
Rreth 4.2 milionë njerëz mendohet se jetojnë me diabet të tipit 2 në Britaninë e Madhe.
Studiuesit kanë thënë se pirja e tre deri në pesë gota filxhanë në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga obeziteti dhe diabeti.