Brenda Infektives po mjekohen një numër i madh i pacientëve e një pjesë të medikamenteve duhet t’i sigurojnë vetë.
Të gjitha këto janë medikamente për mjekimin e COVID-19.
E me to po mjekohen edhe pacientët e infektuar me virusin korona brenda Klinikës Infektive.
Por shumica nga ta thonë se ato duhet t’i sigurojnë vet këto medikamente.
E kostoja e tyre duket të jetë shumë e lartë.
Duket se brenda një dite ajo e kalon shifrën mbi 200 euro.
Skënder Zogaj, tanimë ish pacient i Klinikës Infektive thotë se ka shpenzuar rreth 600 euro për medikamente.
Por sipas Zogaj stafi brenda Klinikës ka kryer një punë mjaft të mirë në menaxhim të situatës.
Ndërkaq që shpenzimet për familjarin e tij e kanë kaluar shifrën 1000 euro e konfirmon Driton Kuqi i cili e ka vëllain e tij duke u mjekuar në Klinikën Infektive.
Por duket se jo të gjithëve iu është dashur të shpenzojnë para për këto medikamente.
T7 ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë sqarime rreth kësaj çështjeje por po të njëjtit nuk kthyen përgjigje.
Si do që të jenë angazhimi në luftë ndaj pandemisë, ka bërë që të lihet anash pacientë që kanë telashe tjera më shëndetin.
I tillë është edhe ky qytetar që përmes kamerës së T7 u ankua për mungesë kujdesi ndaj tij.