Një studim i sapo bërë ka hedhur dritë se sa gjatë mund të rezistojë virusi COVID-19 në sipërfaqe të ndryshme.
Kërkuesit nga Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Montana kanë analizuar sa gjatë mund të mbijetojë COVID-19 në karton, plastikë dhe sipërfaqe të metalta.
“Ne analizojmë hedhjen në ajër dhe qëndrueshmërinë në sipërfaqe të COVID-19 krahasuar me SARSCoV-1”, tha drejtuesi i projektit studimor, Neeltje van Doremalen.
Sipas analizave, virusi mund të rezistojë në sipërfaqe bakri deri në 4 orë, ndërsa në kartonë deri në 24 orë.
Nga ana tjrtër, rezultatet tregojnë se virusi mund të zgjasë më shumë në materiale plastike dhe çelik. Sipas ekspertëve në këto materiale, COVID-19 zgjat deri në 3 ditë.