Ruzhdi Kurtishaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit të hënën ka takuar pronar të bizneseve në komunën e Suharekës , ku atyre iu ka premtuar mbështetje Institucionale, nëse pas 14 shkurtit Qeveria do drejtohet nga kandidati i PDK-së për kryeministër Prof.Dr.Enver Hoxhaj.

Përmes një profili në rrjetin e tij social “Facebook” Kurtishaj ka shkruar se përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). “Me kryeministrin në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj, sot vizituam bizneset në komunën e Suharekës ku nga ta morëm përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 14 shkurtit. Faleminderit për mbështetje!” ka shkruar ai pas mbarimi të vizitës në fabrikën për prodhimin e pijeve në këtë qytet

Po ashtu, Kurtishaj së bashku me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj, por edhe kandidatet për deputet nga ky qytetet kanë vizituar edhe fabrikën për prodhimin e mobilieve “Graniti”.

“Fabrika për prodhimin e mobileve “Graniti” është një njëra prej storieve të suksesit në komunën tonë. Mbështetja për prodhuesit vendor do të jetë prioritet i Qeverisë së kryesuar nga kryeministri në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj. Faleminderit për mbështetje!


Ruzhdi Kurtishaj-91” ka shkruar ai në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.