Forcat ruse e kanë thyer sërish armëpushimin dhe janë duke shënejstruar korridorin humanitar për evakuim nga Mariupoli, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës.
Autoritetet ukrainase dhe ruse më herët janë pajtuar që të ketë një korridor humanitar përmes të cilit do t’u mundësohej civilëve ukrainas që të largoheshin.
Gjithashtu janë shkelur armëpushimet e përkohshme të ditëve të mëparshme.
Situata është bërë e dëshpëruar në Mariupol, me mungesë të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike.
Presidenti ukrainas ka thënë më herët se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në qytet për shkak të mungesës.
Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, ka thënë se korridori humanitar në Mariupol nuk u hap “për shkak të granatimeve të synuara të mallrave dhe njerëzve nga Rusia”.
Ajo ka thënë se situata nënkuptonte se gratë, fëmijët dhe të moshuarit u penguan të largoheshin – por gjithashtu nënkuptonte se mallrat kritike si uji, ilaçet bazë dhe ushqimi nuk mund të dërgoheshin në qytet.
“Është një katastrofë humanitare që ka nevojë për vëmendjen e gjithë botës”, ka thënë ajo në një fjalim televiziv.