Rusia thotë se e ka tërhequr një pjesë të ushtarëve nga kufiri me Ukrainën

Rusia ka njoftuar se ka tërhequr një pjesë të trupave ushtarake që gjendeshin në kufirin me Ukrainën.

Në një koment për agjencinë “Interfax”, nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kanë thënë se njësitet ushtarake kanë kompletuar misionet e tyre dhe tani do të kthehen në bazë.

“Një numër ushtrimesh luftarake janë kryer siç ishte planifikuar”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie që ka shtuar se një pjesë e ushtrisë do të tërhiqet më 20 shkurt, kur të përfundojë ushtrimi i madh.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën, duke kërcënuar me luftë të madhe.