Rusia shkatërron avionin më të madh në botë

Avioni më i madh në botë “Antonov An-225” është shkatërruar në avancimin rus, ka thënë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Është aq i gjatë sa edhe fluturimi i parë i vëllezërve Wright.

Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit shumë rrallë është ngritur në qiell.

Kuleba ka shkruar në Twitter “Ky ishte aeroplani më i gjatë. Rusia mund të ketë shkatërruar “Mriyan” tonë, por nuk do të jenë në gjendje kurrë t’i shkatërrojnë ëndrrat për shtetin tonë të fort, të lirë dhe demokratik”.