Rusia ripërqendron forcat ushtarake në Ukrainën lindore

Trupat ruse po tërhiqen çdo ditë e më shumë nga avancimi i tyre në kryeqytetin Kiev të Ukrainës, ndërsa po zhvendosen në rajonin e Donabasit në lindje.

Megjithatë autoritetet ukrainase mendojnë se trupat ruse janë tërhequr që të riparohen e të furnizohen si dhe të përforcohen me fuqi ushtarake shtesë, përpara se të rikthehen në Ukrainë dhe të vendosin puhtimin në një vend tjetër.

Sinjalet se rusët po ripërqendroheshin drejt lindjes u shfaqën kur disa trupa ruse të vendosura në veri të qytetit jugor të Mariupolit po lëviznin në veri për në Donetsk, që ndodhet në rajonin e Donbasit.

Qëndrimi i Rusisë larg kryeqytetit vjen pas javësh të ngecjes së lëvizjes drejt Kievit.

Ministria ruse e mbrojtjes tani pretendon se qëllimi i tyre ishte gjithmonë “çlirimi” i rajonit të Donbasit, pavarësisht dëshmive se qëllimet e tyre fillestare ishin të pushtonin qytetet kryesore anembanë Ukrainës.