Zyrtarë rusë kanë deklaruar të enjten se Ukraina ka kryer sulme me raketa në zona të banuara në Rusi, shumë pranë kufirit me Ukrainën.
Sipas tyre, dy helikopterë ushtarakë të pajisur me armë të rënda sulmuan qytetin e Klimovës, duke lënë të plagosur shtatë persona, përfshirë një fëmijë dhe duke dëmtuar gjashtë shtëpi, raporton BBC-ja të enjten.
Raportet për sulmin erdhën pasi Moska njoftoi se do të bombardonte objektivat në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës, nëse forcat ukrainase vazhdojnë të sulmojnë territorin e saj.
Sipas guvernatorit të rajonit Belgorod të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, fshati Spodaryushino u granatua nga Ukraina, duke shkaktuar evakuimin e tij.
Gladkov ka shkruar në Telegram se askush nuk u lëndua dhe asnjë ndërtesë banimi nuk u dëmtua.
Pretendimi vjen pasi zyrtarët rusë akuzuan Ukrainën për kryerjen e sulmeve ajrore në një zonë tjetër të banuar në qytetin Klimovo në rajonin Bryansk.
Dy javë më parë, një depo nafte u dogj gjithashtu në Belgorod. Rusia pretendoi se Ukraina ishte gjithashtu përgjegjëse për këtë.