Parlamenti rus e ka miratuar një ligj që e bën vepër penale përhapjen e informacioneve “të rreme” për forcat e tij të armatosura, raporton Guardian.
Ligji përmban gjoba dhe dënime me burgim për ata që qëllimisht përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura që kanë ndikim serioz, sipas një deklarate nga parlamenti.
Ata që shkelin këtë ligj përballen me deri 3 vjet burgim.
Nëse publikohet si pjesë e një “grupi të organizuar” ose përdor “prova të rreme”, dënimi maksimal është 10 vjet.
Nëse çon në “pasoja serioze”, mund të përballen me 15 vjet burgim.
Mendohet se ligji i ri do të ketë ndikim shumë të madh në mundësinë që njerëzit të shpërndajnë informacione për atë që po ndodhë në Ukrainë, teksa Kremlini vazhdon të minimizojë veprimet e tij te popullata ruse.