Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia ka shteruar shumicën e rezervave të saj operacionale në përpjekje për të kapur Kievin, dhe tani po merr rezerva nga divizione të tjera.
Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thënë se trupat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetin port të Mariupolit.
Banorët e Mariupolit kanë përshkruar një breshëri të pamëshirshme bombardimesh ndërsa forcat ruse përpiqen të kapin qytetin.
Ushtria ukrainase shton se një grup ushtarësh rusë janë tërhequr nga bazat detare në Detin e Zi, megjithëse ata vazhdojnë “të përgatiten për zbarkimin e marinsave në Zatoka”.