Rusët nuk kanë të ndalur rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas duke përdorur këtë taktikë

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Melitopolit, ndërsa ky i fundit ndodhej në qendër të qytetit duke shpërndarë ndihma për banorët.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës,  Anton Gershchenko.

Ai njoftoi përmes kanalit të tij në  Telegram se Ivan Fedorov është rrëmbyer në qendër të qytetit teksa po shpërndante ndihma humanitare për popullin e tij.

Ai tha se kryebashkiaku u rrëmbye nga një grup prej dhjetë rusë të cilët i vendosën një qese plastike në kokë.