Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka mbajtur një konferencë për medie me rastin e përfundimit të mandatit 4 vjeçar si kryetar i OEK-ut,
Rukiqi ka folur për arritjet e Odës në këtë periudhë, me ç’rast tha se kanë arritur të krijojnë ura lidhëse të bizneseve vendëse me ato ndërkombëtare.
“Periudha e pandemisë na ka mundësuar që të jemi prezent edhe në strukturat e bizneseve. Kriza e rritjes së çmimeve, ka qenë njëra nga ballafaqimet tona. Kemi arritur të krijojmë ura bashkëpunimi ekonomik me 40 forume ndërkombëtare dhe kemi arrit që bizneset tona të krijojnë bashkëpunim për eksport dhe import. Rasti i Izraelit që është një njohje politike na ka mundësuar që të kemi një bashkëpunim ekonomik shumë të mirë. Pra po flasim për tregje ndërkombëtare shumë të fuqishme. Kemi qenë shumë të fokusuar në eksport dhe në fuqizimin e eksportit”, tha Rukiqi.