Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar ekzekutivin për caktimin e vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.
Ai ka thënë se ministri i Fianncave, Hekuran Murati nëpunësit e sektorit publik i konsideron si të pasur.
Sipas Rukqiit, e tërë politika ekonomike e Qeverisë është ndarja e shtesave 50 e 100 eurove.
“Ky do te duhej te ishte lajm i mire për sektorin privat, nëse këta profesioniste, do te bëheshin pjese e tij. Por gjasat janë qe te njëjtit te ikin nga ky vend. Receta për katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe”, ka paralajmëruar Rukiqi.
Postimi i plotë:
Ka një vetëkënaqësi në ketë Qeveri, sidomos te Ministri i Financave, kur godet të gjithë ata, që në mendjen e tij duken të pasur, ose ata qe i konsiderojnë që po paguhen shumë. Nuk kanë mundësi, por me qef do ta bënin, që t’i ulnin edhe pagat e atyre që nuk janë zyrtarë publik.
Qeveria e “bonave”: 50 dhe 100 euro (kaq është politika e tyre ekonomike), ka vendosur që të luftoj me çdo mjet, edhe pak profesionalizëm që ka mbet në sektorin publik.
Ky do te duhej të ishte lajm i mirë për sektorin privat, nëse këta profesioniste, do të bëheshin pjesë e tij. Por gjasat janë që të njëjtit të ikin nga ky vend. Receta për katastrofë ekonomike, nuk mund të jetë ndryshe.