Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se partitë politike assesi s’duhet të dalin në fushata parazgjedhore me premtimin për rritje pagash në sektorin publik.
“Zhvillimi nuk vjen me rritjën e pagave në sektorin publik, pagat janë më të larta në këtë sektor sesa në sektorin privat. S’do të doja për ta besuar që do të kemi sërish një premtim të tillë e që po e shkatërron aftësie konkurruese të sektorit privat. Prandaj, paritë politike as që duhet ta kenë në plan – programin e tyre një gjë të tille”, ka thënë Rukiqi për gazetën “Epoka e re”.
Ai më tutje foli edhe për prioritete ekonomike që duhet t’i këtë çdo koalicioni qeverisës i dalur nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Është në interes strategjik që të kemi një politikë të qartë sa i përket sektorit të energjisë, pastaj shkathtësitë e fuqisë punëtore, pra hapja e mundësiveë për ta, si dhe çështja e eksportit”, u shpreh ai.