Rukiqi: Parat e Trustit të shpenzohen brenda vendit


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, deklaroi sot se rreth 170 milionë euro do t’u deponohen qytetarëve nga tërheqja e mjeteve të dhjetë përqindëshit nga Trusti.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se këto mjete dhe ato që do vijnë nga diaspora janë një infuzion të mirë për ekonominë e vendit.

Postimi i plotë:

170 milionë euro, është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10% të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit plus mjetet që do të hyjnë në ekonomi nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit në këtë vit të mbijetesës.