Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi pas një takimi me gastronomet, tha se mënyra më e mirë për parandalimin e COVID-19 është vetëdijesimi i qytetarëve dhe bizneseve.
Ai ka propozuar që të digjitalizohen shërbimet nëpër institucionet e shtetit, siç është rasti në Qendrën e Regjistrimit Civil, gjykata dhe të tjera.
Rukiqi ka thënë se nëse nuk ka rishikim të buxhetit brenda kësaj jave, kolapsi është i pa shmangshëm dhe zvogëlimi i vendeve të punës mund të arrin mbi 40 mijë.
“Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, ne kërkojmë që të garantohet sa më shpejt pjesa e portofoliove të kredive të bankave në mënyrë që bizneset të kenë një qasje të drejtpërdrejt në financa. Likuiditeti apo asja ne financa po bëhet një ndër problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sektori privat në vend. Jemi vonuar shumë dhe nëse nuk ka veprime për rishikim të buxhetit brenda kësaj jave dhe pastaj implementim të masave që lidhen edhe me rimëkëmbje ekonomike, kolapsi ekonomike do të jetë tek dera jonë. Rikuperimi do të jetë i pa mundshëm dhe mund të humbim deri 40 mijë apo edhe më shumë vende pune”, tha Rukiqi.