Rukiqi: Moslejimi i gastronomisë dhe transportit po shkaktojnë humbje milionëshe

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se humbjen milionëshe po vazhdojnë, teksa tha se është absurd të mos lejohet puna e gastronomisë dhe transportit gjatë fillimit të kësaj jave.

Ai në një postim në Facebook, tha se afatet për kthim të kredive po afrohen dhe sipas tij e vetmja gjë që ka rritje gjatë kësaj kohe është papërgjegjësia politike.

“Moslejimi i gastronomisë dhe transportit për të punuar, së paku nga fillimi i kësaj jave është absurd, sidomos nëse krahasohet me atë çka është lejuar me vendimet e fundit. Humbjet milionëshe vazhdojnë, konsumi ne rënie, detyrimet po grumbullohen, afatet për kthim te kredive po afrohen. Veç diçka ka rritje këto dite: papërgjegjësia politike”, shkruan Rukiqi. /gazetastop.com/