Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se menaxhimi i pandemisë në fushatat zgjedhore nuk mund të mbulohet tani.
Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjë organ nuk ka kredibiltet të kërkoj respektim të masave, të cilat pamëshirshëm u shkelen gjatë fushatës zgjedhore.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje duke thënë të gjejnë vaksinat dhe t’i lënë dënimet.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
“Dështimi në menaxhimin e pandemisë në fushatë zgjedhore, nuk mund të mbulohet tani, me dënime dhe gjoba për bizneset dhe qytetarët. Asnjë organ nuk ka kredibiltet të kërkon respektim të masave, të cilat pamëshirshëm u shkelen gjatë fushatës zgjedhore. GJENI VAKSINAT, LENI DËNIMET”.