Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Në shumicën e komunave po vijon procesi i numërimitb të votave.
Hani i Elezit është komuna e radhës në të cilën janë numëruar të gjitha votat e rregullta, përcjell Telegrafi.
Në këtë komunë ka ndodhur një surprizë, ky Rufki Suma pas shumë mëndateve sipas rezultateve preliminare ka humbur garën në Han të Elezit.
Kandidati i PDK-së sipas rezultateve të KQZ-së do të jetë fitues i zgjedhjeve me 50.98% të votave.
Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:
Mehmet Ballazhi (PDK) – 2.485 vota apo 50,98%
Rufki Suma – 2.070 vota apo 42,47%
Sherif Berisha (LVV) – 319 vota apo 6,54%
