Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se rruga rajonale Prizren – Prevallë është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Sipas MI-së, të gjitha rrugët e tjera në Kosovë janë të qarkullueshme për automjete, përcjell www.gazetastop.com
“Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete perveç rrugës rajonale R113, Prizren – Prevallë. Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18:00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës. Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Brenda ditës do të shohim për mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren – Prevallë”, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës .
Pas reshjeve të borës dhe shiut, sipas MI-së, kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar në pastrimin e autoudhëve dhe rrugëve kombëtare dhe rajonale dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.