Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën Prishtinë-Vushtrri, saktësisht në Fshatin Dumnicë.
Në aksident është përfshirë vetura e policisë, e cila është rrokullsur.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.
“Aksident me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Zahiti.
Nga ky aksident janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e trafikut dhe po merren me rastin.