Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës ka deklaruar se nga ky aksident shoferi ka pësuar lëndime.
“Një veturë ka dalur nga rruga për arsyeja ende të panjohura. Një person është lënduar, domethënë shoferi ka pësuar lëndime. Ai është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Zahiti.