Rrjedh online ndryshimi i madh i iPhone 17

Apple pritet të bëjë një ndryshim të madh tek iPhone 17, sipas një publikimi online të bërë e që është komentuar nga analisti i njohur i Appleit, Mark Gurman.

Gjiganti teknologjik pritet që të lansojë një model të ri të iPhonet që do të vijë krahas varianteve Pro dhe Pro Max.

Sipas Gurmanit, “iPhone 17 Air” ose “iPhone 17 Slim” pritet të jetë më i lehtë, më i hollë me opsione më të dobëta.

Sipas tij, pajisja e re do të jetë me çmim më të përshtatshëm për njerëzit që s’i kërkojnë specifikat impresive.

Gjatë publikimeve të mëhershme, ky iPhone do të ketë ekran 6.6-inç dhe me trashësi pak mbi 6 milimetra.

Kjo do të ishte 25 për qind më i hollë sesa modeli aktual iPhone 16, 16 Pro dhe 16 Pro Max.

Sipas spekulimeve, iPhone 17 Air do të ketë kamerë 24 megapikselë përpara dhe 48-she në pjesën e pasme. Kjo konsiderohet dukshëm më e dobët se tri kamerat në iPhone 16 Pro Max. 

iPhone 17 Air pritet të ketë teknologjinë ekzistuese të baterive.

Për disa vite, Apple ka ngecur që ta gjejë modelin e katërt që shkon krahas varianteve Pro dhe Pro Max të shtrenjtë. 

Në muajt në vijim spekulimet do të shtohen. 

Apple zakonisht i lanson telefonat në muajin shtator.