Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve

Në dy ditët e fundit në Kosovë, ka pasur ngritje të lehtë të çmimit të derivateve.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha për Reporteri.net se çmimet dizeli po shitet me çmim 1,47 cent deri në 1,60, ndërsa Benzina 1.32 deri në 1.40 cent.

Por, Berjani ka paralajmëruar se ditët në vijim pritet të ketë sërish rënie të çmimit të derivateve, si pasojë e lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare.

Ai thotë se stabilizim në tregjet e derivateve pritet të ketë në muajin mars të këtij viti.

“Po pritet në ditët në vijim të ketë prapë rënie të çmimit të derivateve. Çfarë çmime do të ketë në ditët në vijim saktësisht nuk mund ta themi sepse ka lëvizje të mëdha në berzë dhe tregjet ndërkombëtare.

Stabilizim dhe rënie më të theksuar të çmimit të derivateve sipas informatave nga organizata prodhuese OPEK pritet te ketë në në muajin mars”, tha Berjani.