Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë konfirmoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Nga 561 testime të kryera janë konfirmuar 136 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve për 24 orë është 74.
Ministria e Shëndetësisë tha se 112 persona janë të shtrirë në spitale, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar.