Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka konfirmuar të mërkurën se është rritur numri i të shëruarave nga kornavirusi në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së sotme sipas IKSHPK-së, janë shëruar edhe 6 persona të tjerë.

“Sot më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e një (71)”, thekson IKSHPK-ja, shkruan Gazeta Stop.

Ndryshe, nga 8 shkurti e deri më 15 prill, janë testuar gjithsej 3720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë 423 persona me 9 raste të vdekje.