Rritet numri i të shëruarve, mbi 2000 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Numri i rasteve të shëruarve nga Covid-19 është rritur dukshëm në ditët e fundit në Kosovë, vetëm sot janë raportuar 101 raste të shëruara, derisa numri i përgjithshëm ka shkuar në 3 mijë e 69.

Aktualisht në vendin tonë janë edhe 2 mijë e 669 raste aktive me koronavirus nga 5 mijë e 877 raste pozitive me 139 të vdekur.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.877 raste nga 31.541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669”, ka njoftuar sot IKSHPK.

Aktualisht komuna më e prekur në vend është Prishtina, me 1 mijë 880 të infektuar, prej tyre 735 të shëruar, 22 të vdekur dhe aktualisht janë edhe 1 mijë e 123 raste aktive.

Pastaj është komuna e Vushtrrisë me gjithsej 445 raste pozitive, prej tyre 342 te shëruar, 9 të vdekur dhe 94 raste aktive. Ferizaj radhitet në vendin e tretë me 427 raste pozitive, prej tyre 234 të shëruar, 6 të vdekur dhe 187 raste aktive. 

Tabela e rasteve në të gjitha komunat e Kosovë: