Rritet numri i aksidenteve në Kosovë, në 24 orët e fundit ndodhën 89

Është rritur numri i aksidenteve në komunikacion në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 89 aksidente, 25 prej tyre me persona të lënduar kurse 64 tjerë vetëm me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 353 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Kurse, dy tiketa janë shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë COVID-19.

Brenda 24 orëve janë arrestuar edhe 18 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, numër i madh i aksidenteve janë regjistruar edhe ditën e shtunë, ku gjithsej kishin ndodhur 77 aksidente, 26 ishin me persona të lënduar kurse 51 me dëme materiale. /Telegrafi/