Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se numri i të prekurve me koronavirus në këtë vend është rritur në 15, raporton Tch.
Tri rastet e fundit janë konfirmuar në orët e vona të së mërkurës.
“Janë 283 raste të testuara dhe 15 pozitive. 3 rastet e fundit, janë persona që lidhen me rastin e parë, me pacientin zero”, ka thënë Manastirliu.
Në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit, që sot u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vdekur një person.