Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus, bilanci i në të gjitha komunat

Të mërkurën në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu mbi 4 mijë numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 2 mijë e 63 janë shëruar, kurse 86 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 951.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1143 raste, 10 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 393 të infektuar, 7 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 13 viktima, ndërsa ka 356 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës.