Rriten shpresat për efikasitetin e vaksinës së Oxfordit

Një vaksinë kundër koronavirusit e zhvilluar në Britani po tregon shenja pozitive se mund të funksionojë, pasi në testime është zbuluar se pjesëmarrësit kanë zhvilluar qelizat që mund ta eliminojnë sëmundjen, transmeton Daily Mail.

Ekipi i shkencëtarëve në Oxford, ka thënë se janë “80 për qind të sigurtë” se mund të kenë një vaksinë deri në shtator, ku po priten më tepër lajme të mira këtë javë në “The Lancet”.

Sot është kumtuar se gjatë provave është zbuluar se vaksina po e nxitë një reagim të antitrupave në trup dhe qelizat kyçe T që e mposhtin virusin në trup.

Rreth 8000 britanikë po marrin pjesë në testime masive të vaksinës së Oxfordit, që po prodhohet nga firma farmaceutike AstraZeneca. Por, pasi ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus në vend, hulumtuesit po synojnë të vaksinojnë 4000 individë në Brazil e 2000 në Afrikë të Jugut.