15 persona kanë vdekur dhe 801 të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Të martën janë kryer 3842 testime ndërkaq janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë.