Rreziku nga ushqimet e shumëpërpunuara

Ushqimet e shumëpërpunuara janë ato që përmbajnë përbërës që zakonisht nuk përdoren në gatimin shtëpiak, si sheqeri me përmbajtje të lartë të fruktozës ose shtesa të ndryshme për të rregulluar shijen. Këto ushqime janë të njohura për komoditetin që ofrojnë, duke qenë se nuk ka nevojë të përgatiten. Ato njihen edhe për shijen e mire dhe qëndrueshmërinë e tyre, por gjithashtu ngjallin shqetësime për shëndetin, shkruan BBC.

Rreziqet për shëndetin

Studimet e fundit tregojnë se konsumimi i ushqimeve të shumëpërpunuara lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje si pesha e tepërt trupore apo obeziteti dhe disa lloje të kancerit. Edhe ushqimet vegjetariane që janë të shumëpërpunuara, që shpesh konsiderohen më të shëndetshme, mund të kenë përmbajtje të lartë të sheqerit, kripës dhe yndyrave të panevojshme për organizmin apo të dëmshme.

Dieta dhe ushqimi

Ekspertët theksojnë se është shumë më rëndësi që njerëzit të fokusohen në tërësinë e mënyrës së të ngrënit, jo vetëm në ushqime të caktuara. Disa studime kanë treguar se vegjetarianët (individët që nuk konsumojnë mish) dhe veganët (individët që konsumojnë vetëm ushqim me bazë bimore) shpesh konsumojnë më shumë ushqim të shumëpërpunuar, por gjithashtu konsumojnë më shumë ushqime të papërpunuara se ata që konsumojnë mish.

Alternativat e mishit

Ushqimet alternative për mish, si salsiçet dhe hamburgerët vegjetalë apo me bazë bimore, shpesh janë më të mira për shëndetin se sa ato me mish. Megjithatë, disa produkte të shumëpërpunuara vegjetale mund të kenë përmbajtje të lartë të yndyrave të pashëndetshme.

Mënyra e zgjedhjes

Shumë ekspertë rekomandojnë të minimizohet konsumimi i ushqimeve të shumëpërpunuara, por jo të eliminohen plotësisht. E rëndësishme është që njerëzit të kenë dietë të balancuar  ku bëjnë pjesë shumë fruta, perime, arrore dhe bishtajore. Nëse disa produkte të shumëpërpunuara herë pas here mund të jenë pjesë e mënyrës së të ngrënit, nuk është ndonjë shqetësim i madh, por është mirë të kufizohet konsumimi i mishit të shumëpërpunuar dhe pijet e gazuara.

Përfundimi

Dietologët dhe doktorët këshillojnë që dieta duhet të shihet si e shëndetshme në tërësi. 
Një dietë e shëndetshme përfshin shumë ushqime të freskëta dhe të papërpunuara dhe është thelbësore për shëndetin afatgjatë.