Rreziku nga demenca mund të rritet nëse i hani këto ushqime


Ushqimet ultra të përpunuara si pica e ngrirë dhe ushqimet e gatshme e bëjnë jetën e ngarkuar shumë më të lehtë.

Por këto ushqime si hot dogët, hamburgerët, patatet e skuqura, pijet e gazuara, biskotat, ëmbëlsirat, akulloret e shumë të tjera përbëjnë dy të tretat e kalorive në dietat e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Sipas një studimi të fundit, nëse më shumë se 20 për qind e marrjes së kalorive ditore janë ushqime ultra të përpunuara, rritet rreziku nga rënia kognitive, raportoi CNN-i të martën.

Kjo sasi do të ishte e barabartë me rreth 400 kalori në ditë në një dietë me 2, 000 kalori në ditë.

Pjesa e trurit e përfshirë në funksionimin ekzekutiv – aftësia për të përpunuar informacionin dhe për të marrë vendime është veçanërisht e goditur kur konsumohen ushqimet e përpunuara, sipas studimit të botuar të hënën në JAMA Neurology.

Në fakt, burrat dhe gratë që hanin ushqimet më të përpunuara, kishin për 28 për qind ritëm më të shpejtë të rënies së aftësisë njohëse globale dhe 25 për qind ritëm më të shpejtë të rënies së funksionit ekzekutiv krahasuar me njerëzit që hanin më pak ushqime tepër të përpunuara, zbuloi studimi.

“Ndërsa ky është një studim i lidhjes, jo i projektuar për të vërtetuar shkakun dhe efektin, ka një numër ose elementë që forcojnë supozimin se një përshpejtim në prishjen konjitive mund t’i atribuohet ushqimeve ultra të përpunuara”, ka thënë Katz, një specialist në mjekësi parandaluese dhe të stilit të jetesës dhe të ushqyerit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.