Janë rikthyer radhët e gjata te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës.
Radhë të gjata janë krijuar te Qendra e Regjistrimit Civil të Kosovës, kështu duke u rrezikuar edhe shëndeti i qytetarëve pasi nuk respektohet distanca.
Për dallim nga herët e tjera, një pjesë e qytetarëve kanë vendosur maska, por ngjashëm nuk po veprojnë edhe me mbajtjen e distancës.
Kjo gjë vërtetohet në fotografitë që lexuesit kanë dërguar në adresë të Lajmi.net. /Lajmi.net/

