Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë 797 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara është shënuar një vdekje nga ky virus, ndërkaq janë regjistruar edhe 47 infektime të reja.
Janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 892.
Në 24 orët e kaluara janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.
Deri më sot 818 mijë e 72 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 98 mijë e 500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.