Rreth 600 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale, 20 në respiratorë

Rreth 600 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet e tjera të vendit. Prej tyre, 385 kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raportit të fundit të SHSKUK-së, 20 pacientë janë në respiratorë, 23 me CPAP dhe 385 të tjerë me oksigjenoterapi.