Instituti GAP ka publikuar shifrat e investimeve të qytetarëve të Kosovës në Shqipëri që nga viti 2015 deri më 2024.
Sipas institutit, kosovarët investuan gjithsej 360 milionë euro përgjatë këtyre viteve.
Më 2015 investuan 3 milionë euro, më 2016 11 milionë, 2017 13 milionë euro, më 2020 14 milionë, më 2021 38 milionë euro investime, 2022 74 milionë, 2023 95 milionë dhe në vitin 2024 nga tremujori i parë dhe tremujorin e tretë 80 milionë euro.
Instituti GAP ka ndarë edhe pesë sektorët me investimet e huaja direkte më të lartë në Shqipëri për 2024-n nga të gjitha shtetet. Në pasuri të paluajtshme u investua më së shumti, 22 për qind, më pas në energji elektrike, avulli, gazi dhe furnizimi me ajër të kondicionuar. Me 17 për qind u investua në industrinë nxjerrëse, 11 për qind në industri përpunuese dhe 10 për qind aktivitete financiare dhe të sigurimit.