Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1805 gjoba trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.
Po ashtu kanë ndodhur 11 aksidente me të lënduar dhe 18 me dëme materiale.
Në statistikat e përgjithshme bëhet e ditur se gjatë të hënës janë arrestuar 22 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar 13 prej tyre dhe 2 në vuajtje të dënimit.
