Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në Kosovë janë 2593 persona me virusin COVID-19 aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë e 375 persona teksa kanë humbur jetën 2 mijë e 242 pacientë.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 102 mijë e 519 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 18 raste të reja, asnjë viktimë dhe 412 pacientë të shëruar.