Rreth 26 mijë qytetarë shprehën ngushëllime sot për Haxhi Thaçin

Në stadiumin “Ilaz Kodra” në Skenderaj sot ka qenë dita e dytë për të pamen e Haxhi Thaçit.

Ceremonitë mortore do të vijojnë edhe nesër, duke u dhënë mundësinë familjarëve, miqve dhe qytetarëve të shprehin ngushëllimet e tyre.

Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, për Klan Kosovën ka deklaruar se sot shprehën ngushëllime tek familja Thaçi rreth 26 mijë qytetarë.

Haxhi Thaçi u nda nga jeta më 16 mars, katër ditë pas vizitës së djalit të tij,  ish-presidenti Hashim Thaçi.