Rreth 2500 gjoba trafiku nga Policia

Policia e Kosovës për një ditë në Kosovë ka shqiptuar 2 mijë e 428 gjoba trafiku.

Në të njëjtën vazhdë kohore, janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 39 të tjerë me dëme materiale.

Po ashtu 17 persona janë arrestuar, e 12 janë dërguar në mbajtje.