Rreth 20 punëtorë të Postës të infektuar me koronavirus, disa të tjerë në pritje të rezultateve

Posta e Kosovës është njëra ndër ndërmarrjet publike, punëtorët e së cilës janë prekur nga koronavirusi.

Sipas informacioneve të lajmi.net, deri tash rreth 20 punëtorë të Postës së Kosovës janë konfirmuar si pozitiv me COVID-19.

Përveç kësaj, ky numër mund të rritet edhe më tutje, pasi që ka edhe persona të tjerë që janë në pritje të rezultateve nga IKSHPK.

Personat që janë në pritje të rezultateve aktualisht janë në vetizolim të detyruar.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 326 raste pozitive me virusin korona.